MENU
klinika

Notarja

“U ‘masakrova’ thjesht sepse bëra seks”

27.02.2019 - 14:21

Ajo është rikthyer të flasë. Nuk e ka pasur të lehtë, por më të keqen e ka kaluar. Emri i saj u bë i njohur për publikun gjatë olimpiadës “Rio 2016”, kur ishte pjesë e skuadrës olimpike të Brazilit.

Bëhet fjalë për Ingrid Oliveira, notarja që përfaqësonte vendin e saj në disiplinën e hedhjes nga trampolina. Në atë kohë, mediat zbuluar se 22-vjeçarja kishte përzënë nga dhoma shoqen e saj Giovanna Pedroso, për të kaluar momente pasionante me Pedro Gonçalves, pjesëmarrës në garat me kanoe.

Pedroso, e ofenduar nga veprimi i shoqes së dhomës, e denoncoi për gjestin e saj në komisionin teknik federal. Për rrjedhojë, Ingrid Oliveira u dëbua nga fshati olimpik. Në atë kohë shtypi vendës e ironizonte me etiketimin “vajza që bëri kërcim me shkop”.

Ingrid tregon pasojat e asaj ngjarjeje: “U bombardova nga e gjithë bota. Më kanë propozuar madje që të realizoj skena pornografike. Humba të gjitha punët që mund të bëja.

Çfarë nuk kanë sajuar për mua dhe për çfarë? Sepse bëra seks me dikë dhe u mor vesh nga të tjerët. Njerëzit nuk e dinë, por në Olimpiadë kjo është krejt normale. Prezervativët në fshatin olimpik hidhen ngado. Nuk bëra seks një natë para garës sime apo të Pedros, por në një natë dosido.”

Tashmë Ingrid e ka lënë pas këtë histori dhe po mendon për Olimpiadën e Tokios.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN