MENU
klinika

Detajet

U mbyt në Drin, gjendet pas 12 ditësh trupi i peshkatarit

10.02.2019 - 11:44

Gjendet pas 12 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur në lumin Drin.

Trupi i Agim Zeqjas, 54 vjeç është nxjerrë nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku është mbytur.

Peshkatari u mbyt në ujërat e lumit Drin pranë fshatit Ishull Lezhë.

Polumbarët por edhe familjarët zhvilluan për disa ditë me radhë kërkime në ujërat e lumit, por pa rezultat, deri sa ditën e sotme trupi i tij ka dalë në sipërfaqe.