MENU
klinika

FA Cup

United eliminon Chelsean në Londër

18.02.2019 - 22:25

Nëse në Champions League bëri hapin e parë fals, Manchester United në garat në Angli po ecën shumë mirë që pas ikjes së trajnerit Jose Mourinho.

“Djajtë e Kuq” janë kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, teksa kanë fituar 2-0 në “Stamford Bridge” ndaj Chelsea-s. Blutë e Londrës poshtërohen përsëri, teksa një javë më parë humbën 6-0 në “Etihad”.

Herrera kaloi miqtë në avantazh në minutën e 31-të pas krosit të Pogba. Ndërsa vetë Pogba do të dyfishonte shifrat në minutën e 45-të, teksa zhytet me kokë dhe mbyll pjesën e parë 0-2.

Pjesa e dytë ka sërish ritëm, por nuk prodhon gola. Vendasit nuk arrijnë të shënojnë, që mund t’i kishte futur në lojë, për të shpresuar më pas në barazim.

manchester united pogba
manchester united pogba

Chelsea eliminohet nga FA Cup, ndërsa shansi i fundit për trajnerin Sarri duket se do të jetë të dielën, në finale e Carabao Cup kundër Manchester City, kur kujtojmë që londinezët kanë humbur edhe vendin e katërt në Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN