MENU
klinika

Produktet që duhet të konsumoni!

Ushqim i shëndetshëm, “miku” më i madh i trurit

21.02.2019 - 21:11

Të ushqehesh shëndetshëm do të thotë edhe të mendosh shëndetshëm.

Për disa artikuj është vërtetuar që e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të trurit, ndërsa disa të tjerë mund të pengojnë apo së paku të ngadalësojnë efektin e disa sëmundjeve të trurit.

Prandaj është me rëndësi të përfshini ata artikuj në ushqimin tuaj sa më shpesh që të jetë e mundshme.

-Çaji i gjelbër;

Sipas shumë studimeve konsumi i çajit jeshil përmirëson funksionin njohës. Megjithatë, kjo nuk duhet ekzagjeruar, sepse mjafton që të pini një filxhan ose dy në ditë.

-Salmoni;

Salmoni është i pasur me omega-3 yndyrna dhe peshq të tjerë yndyror si ton, të cilat ndikojnë direkt në kujtesë. Sipas një studimi të kryer në SHBA, ata që hanin peshk të paktën një herë në javë kanë një kapacitet rënie prej 10 për qind më të ulët të kujtesës se sa ata që nuk hanë peshk.

-Boronica;

Studime të ndryshme kanë treguar se boronicat përmisojnë kujtesën dhe funksionin njohës. Disa komponime të tilla si boronica dhe manaferra ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës që vjen me moshën.

ushqime kunder ankthit

-Shafrani ose shafrani i Indisë;

Shafrani i Indisë rrit ngjyrat e ushqimit, por gjithashtu përmban antioksidantë, të cilat luftojnë inflamacionin dhe rrisin funksionin e trurit.

-Brokoli;

Brokolit janë të pasura me antioksidantë, e cila ndihmon ruajtjen dhe aftësinë e kujtesës. Perime të tjera jeshile të tilla si lakëra, lulelakëra dhe spinaqi gjithashtu kanë të njëjtat benefite.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”