Menu

Faktorët që ndikojnë

Vaksinat për të rriturit. Mësoni për cilën prej tyre keni nevojë!

12.02.2019 - 16:00

Vaksina për të rriturit rekomandohet bazuar në moshën tuaj, vaksinimet paraprake, shëndetin, jetesën, profesionin dhe destinacionet e udhëtimit.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Për të përcaktuar saktësisht cilat vaksina keni nevojë tani dhe cilat vaksina duhet ti bëni më vonë, duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun.

Disa faktorë mund të ndikojnë në faktin nëse keni nevojë për vaksina të caktuara apo jo. Sigurohuni t’i thoni mjekut tuaj nëse:

-Planifikoni të udhëtoni jashtë vendit;

-A e keni hequr shpretkën;

-Punoni në profesione të caktuara ku ekspozimet mund të ndodhin;

vaksine per te rritur-konica.al

-Jeni shtatëzëna;

-Jeni duke ushqyer fëmijën me gji;

-Jeni të sëmurë rëndë ose keni një sëmundje kronike;

-Keni ndonjë alergji të rëndë, duke përfshirë një reaksion serioz alergjik ndaj një doze të mëparshme të një vaksine;

-Keni pasur një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon nervat, siç është sindromi Guillain-Barre;

-Keni një sistem imunitar të dobësuar ose po trajtoheni me një imunosupresant;

-Kohët e fundit keni bërë një tjetër vaksinë;

-Keni bërë kohët e fundit një transfuzion ose keni marrë produkte të tjera të gjakut;

Mjeku mund të rekomandojë vaksina të caktuara në bazë të aktivitetit tuaj të përditshëm.

Vaksinat mund t’ju mbrojnë nga hepatiti A dhe hepatiti B, infeksione serioze të mëlçisë etj.

Vaksina HPV rekomandohet për meshkujt deri në moshën 21 vjeç dhe gratë deri në moshën 26 vjeç.

Të rriturit e çdo moshe mund të përfitojnë nga vaksinat. Megjithatë, disa sëmundje, si gripi, mund të jenë veçanërisht serioze për të rriturit ose ata që jetojnë me sëmundje kronike të caktuara.

Për të mbledhur informacion rreth statusit të vaksinimit, bisedoni me prindërit tuaj.

vaksine per te rritur-konica.al

Nëse nuk mund t’i gjeni të dhënat, bisedoni me mjekun e familjes. Ai mund të jetë në gjendje të bëjë teste të gjakut për të parë nëse ju jeni imun ndaj sëmundjeve të caktuara të cilat mund të parandalohen nga vaksinat.

Mund t’ju duhet të bëni disa vaksina përsëri.

Për të qënë gjihmonë të informuar rreth vaksinave, pyesni mjekun tuaj për një formë të regjistrimit të imunizimit.

Sillni formularin me të gjitha vizitat tuaja dhe kërkoni nga mjeku të paraqesë formularin për secilën vaksinë që bëni .