MENU
klinika

Shkaku i vdekjes

Vdes 37-vjeçari në Sanatorium/ Reagon ministria e Shëndetësisë

07.02.2019 - 21:22

Një tjetër rast vdekje është shënuar në Tiranë, ku shkak dyshohet të jetë “gripi i derrit”. Sipas informacioneve një pacient, 37 vjeç nga Elbasani ka humbur jetën sot në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Senatorium.

Dyshimet për këtë rast ishin se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë gripi.

Senatoriumi-Tirane-konica.al

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat bën me dije se vdekja e 38-vjeçarit në Senatorium nuk ka ardhur si pasojë e gripit.

Sipas njoftimit për mediat nga Shëndetësia thuhet se pacienti ishte me pneumoni të rëndë dhe prandaj ka ndërruar jetë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për virusin e gripit.