MENU
klinika

Detajet

Vendimi/ Si votuan pesë gjyqtarët për Dritan Dajtin

11.02.2019 - 10:04

Tre ditë më parë Apeli i Krimeve të Rënda vendosi të heqë burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij vetëm me 25 vite burg për akuzën e vrasjes së katër policëve pranë plazhit “Iliria” në Durrës më 7 gusht të vitit 2009.

Ndërsa prokuroria përgatit rekursin, “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë vendimin e gjyqtarëve për këtë rast.

Pro këtij vendimi rezulton të kenë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, kurse gjyqtarët nga Shkodra Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër vendimit.

Trupa gjykuese që dha vendimin për Dritan Dajtin përbëhej nga; Fuat Vjerdha, kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Pjesë e pesëshes gjykuese ishin edhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, nga Apeli i Vlorës.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita