MENU
klinika

Zëri që mbetet në historinë e këngës

“Vetëm 5 minuta”, siç kërkonte edhe Agron Berisha

28.02.2019 - 20:34

Agron Berisha, i lindur më 27 shtator 1955 në Shkup të Maqedonisë dhe ishte një prej këngëtarëve që i dha shume skenës muzikore shqiptare.

Babai i tij, Zijai, aktori i njohur teatral i cili më vonë u bë edhe drejtor i teatrit, zgjoi interes tek Agroni që nga fëmijëria, i cili së bashku me motrën e tij morën pjesë në shumë drama (radio drama), pika teatrale dhe shumë prezantime të tjera.

Në shtëpinë e Agronit mbretëronte një atmosferë teatrale ku u dëgjoheshin vargjet e recituara, tingujt e muzikës instrumentale të kitarës dhe të pianos. Qysh në fëmijëri të hershme tek Agroni u shpreh talenti muzikor, kështu që në çdo program shkollor si dhe jasht oborrit të shkollës, Agroni ishte qendër e vemendjes. Talenti i lindur tek ai filloi të zhvillohet më tej duke u kthyer në dashuri dhe pasion, atë e arsyetoj me përkushtimin e tij të plot. Për Agronin, muzika dhe vet arti u bën si katalizator dhe stimulant parimor gjatë ciklit jetësor të tij, duke e kthyer atë në mjetin kryesor për ekzistencën e tij dhe të familjes. Ai prodhonte komponimet e tij nëpërmjet instrumentit me të cilin ai ishte ngushtë i lidhur, me kitarën, të cilën e përvetësoj që në fëmijëri.

Në moshën 16 vjeçare fillon edhe bashkëpunimi i tij profesional, ndër të parët, me kompozitorin e ndjerë të mirënjohur Musa Piperku. Në këtë moshë Agroni bën regjistrimin e tij të parë në studion e Radio Shkupit dhe këngët e para që dalin janë: Si Vardari, Ndalu Pak, Ti Moj Vasho etj., kështu në vitin 1973 debiton në festivalin e atëhershëm me renome “Akordet e Kosovës” me këngën e Gazmend Zajmit. Këtu shpërblehet me çmimin për interprentimin më të mirë nga juria profesionale në ish-Jugosllavinë. Mjeshtëria dhe arma tjetër e Agronit ishte edhe komponimi, duke e dëshmuar këtë në këngët e tij të shumta, dhe jo vetëm ajo, por edhe për shumë artist shqiptarë.

Sukseset e tij vijojnë edhe nëpër shumë festivale të tjera në ish Jugosllavinë duke u kurorëzuar me çmime të ndryshme si kompozitor ashtu edhe si këngëtarë. Ndër bashkëpunimet më të mëdha konsiderohet edhe bashkëpunimi me grupin e famshëm nga Bosnja “Bijelo Dugme” së bashku me Goran Bregoviqin. Në vitin 1985, në tregun e atëhershëm të ish. Jugosllavisë, lansohet albumi – LP (pllaka) në gjuhen serbo-kroate me titullin”AGRON” e distribuar nga shtëpia diskografike e njohur “Diskoton” i Sarajevës. Albumi përmbante 9 këngë. Pason album i njëjtë i cili përkthehet në gjuhën shqipe, për publikun shqiptar, i edituar në formatin e kasetës.
Pas këtij albumi, pason album i radhës në gjuhën shqipe,në të cilin ka 8 këngë ndër të cilat veçohen “vetëm 5 minuta”, “promethe”, ”të dashurës” etj.

Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991-1992, Agroni me kolegun e tij artistin Veli Sahiti, së bashku shkelin trojet e Shqipërisë.

Më pas ata drejtohen në radio televizionin shtetërorë, ku prezantohen si artist shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova.

Më vonë, Agroni me iniciativën dhe dëshirën e tij të apasionuar që ky popull të ketë festivalin e parë oficial shqiptar, ai organizoi “Nota Festin” me ndihmën dhe përkrahjen e bashkëshortes së tij, si dhe mikut të tij Avni Aliut. Agroni vazhdoi me aktivitetet e shumta dhe me veprimtarinë e tij në sfidat që e prisnin.

Këngëtari i njohur nga Shkupi, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti në zemër në vitin 2002.
Pak kohë më parë, ai kishte zgjedhur Tiranën për të jetuar disa ditë. Po jetonte ankthin e një koncerti të madh. Kishte muaj të tërë që jetonte me atë ankth Ishte i pari koncert recital i jetës së tij. Për të kishte zgjedhur Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Madhësia e saj nuk e kishte trembur aspak. -“E di që e duan këngën time dhe jam i sigurt se në këtë koncert unë do të gjej spektatorin që më ka munguar aq shumë.

Por veç kësaj do të kem mundësi të shoh se cilat nga krijimet e mia kanë zënë vend më shumë në zemrat e adhuruesve të mi këtu në Tiranë”,-kështu është shprehur në momentet e fundit për para se të dilte në këtë koncert recital.

Për të kjo ishte një provë. Këngët e tij ishin duartrokitur sa e sa herë në skenat e festivaleve, në ato skena ku ai ka marrë pjesë me shumë këngë e që më pas mbetën në gojët e njerëzve. Por ajo provë doli ashtu sikurse e kishte menduar ai. Tek publiku gjeti interesin që ai kishte ëndërruar gjithmonë. Ndërsa albumi i tij i hedhur në treg pas këtij koncerti, u prit mjaft mirë nga adhuruesit e tij. Ndërsa këto muaj ai sërish kishte ardhur në Tiranë.
Ishte i njohur jo vetëm në rrethet e artdashësve të Shqipërisë por edhe më gjerë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe në shtete të ndryshme ku është aktivizuar me koncerte të përbashkëta krahas këngëtarëve të tjerë të njohur.

Si një nga këngëtarët e parë kosovarë e nga shqiptarët e Maqedonisë, që mori pjesë në festivalet e fundvitit, pas viteve ’90, Agron Berisha mbetet këngëtari me zërin e veçantë dhe krjimet që mbeten në historinë e këngës.

/Bionelda Skonja

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit