MENU
klinika

Ylli i NBA

Vetëm aksidenti e ndal pas 303 ndeshjesh

26.02.2019 - 16:02

Në futboll me siguri që do të ishte vërtet e pabesueshme që të luash 303 ndeshje radhazi, ndërsa në basketboll është Karl-Anthony Towns që e ka realizuar këtë.

Por edhe këtë seri ndeshjesh nuk e ka ndërprerë me vullnetin e tij, për zgjedhje të trajnerit apo për ndonjë dëmtim, vetëm një aksident mund ta ndalonte yllin e Minnesota-s në NBA.

Toën nuk udhëtoi me avion me skuadrën për ndeshjen ndaj New York për shkak të një vonese. Kjo bëri që lojtari të shkojë me makinë, teksa shoqërohej edhe me anëtarë të tjerë të stafit.

Gjatë rrugës, makina me të cilin ata udhëtonin pësoi një aksident automobilistik. “Jam me fat që jemi ende gjallë pas atij aksidenti”, – tha basketbollisti 23-vjeçar.

 

“Makina që ishte para nesh ndaloi krejt papritur për të evituar përplasjen e po ashtu vepruam edhe ne, ndërkohë që nga pas na erdhi një kamion që udhëtonte me 40km/orë dhe na goditi”, – tregon Towns.

Gjithçka ndodhi krejt papritur dhe nuk patëm kohë të reagonim. Gjithsesi, për fat të mirë të gjithë dolëm pa dëmtime nga ai aksident, pasi gjërat mund të kishin përfunduar keq dhe nuk do të isha sërish në fushë”, – shprehet basketbollisti i Minnesota.

Lojtari iu nënshtrua protokollit mjekësor të detyrueshëm të NBA-së dhe nuk u lejua që të luajë ndaj New York nga stafi mjekësor, duke u ndalur pas 303 ndeshjesh radhazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“All Star Saturday Night”

Mrekullohuni me koshat e yjeve të NBA