MENU
klinika

Detajet

Vetting-u/ Kreu i Gjykatës Administrative para KPK-së

06.02.2019 - 09:36

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Eriol Roshi, kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

 

Relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari, tha se nga hetimet e kryera nga KPK, zoti Roshi ka bërë deklarim të pasurisë në përputhje me ligjin, nuk ka fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.

Eriol Roshi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi fillimisht në Gjykatën e Durrësit.

Në tetor të vitit 2006 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e shkallës së parë në Berat, ndërsa në vitin 2013 u emërua gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës. Aktualisht Roshi mban pozicionin e kryetarit të gjykatës.