MENU
klinika

Shifrat

Viti 2019 nis me inflacion të ulët, sa u rritën çmimet për janarin

08.02.2019 - 13:45

INSTAT ka publikuar një tjetër raport për vendin tonë. Këtë herë bëhet fjalë për inflacionin, i cili edhe për vitin 2019 ka nisur i ulët.

Për janarin, rritja mesatare vjetore e çmimeve ka arritur deri në 1.9% nga 1.8% që ishte në dhjetor.

Inflacioni për grupin e ushqimeve:
-Në fillim të janarit u rrit në 4.3%
-Në dhjetor ishte 2.8%

Nëngrupi i ushqimeve me shtrenjtimin më të madh:
-Zarzavatet, me 36.3% krahasuar me një vit më parë.

Grupi i transportit:
-Inflacioni ra në 0 nga 1.4% që ishte në dhjetor, arsyeja lidhet me uljen e çmimeve të karburanteve

-Inflacioni i grupit qira, ujë, lëndë djegëse, energji ra në 0.8% nga 22%.

Sipas BSH-së, inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2020.