MENU
klinika

Detajet

Vlorë/ Grabitet dhe dhunohet i moshuari

27.02.2019 - 22:19

Një i moshuar në Vlorë, është grabitur dhe dhunuar në banesën e tij nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa i moshuari rreth 70 vjeç është gjetur nga nipi i tij në banesë i gjakosur.

Nipi i të moshuarit ka rrëfyer se e ka gjetur derën e hapur dhe gjyshin e gjakosur. Ai thotë se në shtëpi mungonin rreth 1 milion lekë.

“Gjeta derën hapur, ndërsa gjyshi ishte i gjakosur në banesë. Mora ambulancën dhe njoftova policinë. Në shtëpi mungonin 1 milion lekë të vjetra”- ka thënë ai.