Menu

Detajet

Vlorë/ Mbërrin i vdekur në spital 14-vjeçari

08.02.2019 - 09:11

Një 14-vjeçar në Vlorë është transportuar i vdekur për në spitalin e qytetit rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Mësohet se adoleshenti me inicialet P.P është dërguar pa shenja jete në spital, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së 14-vjeçarit.