MENU
klinika

Moti i keq

Vlorë/ Spitali nuk ka drita, era rrëzon shtyllat

03.02.2019 - 12:06

Era e fortë ka rrëzuar  shtyllat e tensionit të lartë dhe si pasojë edhe spitali rajonal i qytetit ka ngelur pa drita.
Siç raportohet, era e fortë ka dëmtuar fiderin “Vlora 1”, prej 6 kV.

Ekipet e defekteve ndodhen në terren duke tentuar riparimin sa më të shpejtë të rrjetit, i cili furnizon një pjesë të spitalit rajonal.

Moti i keq është pengesë për një rikthim të shpejtë të energjisë, megjithatë, sipas OSHEE-së, stafet dhe masat shtesë të marra në kushtet e emergjencës do të reduktojnë kohën e riparimit të fiderit që ndodhet në zonen e TEC-it.