04.02.2019 - 22:01
Policia e Tiranës ka në duar një provë shumë të rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve të ish-policit Arben Bilali.
Vetëm pak orë pas ngjarjes, më 30 janar në periferi të Tiranës në zonën e quajtur Mjull-Bathore është gjetur mjeti “Mercedes Benz CLS” që dyshohet se u përdor për realizimin e vrasjes.
Automjeti është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku po i nënshtrohet një ekzaminimi të imtësishëm për të gjetur prova biologjike ose identifikuese.
Edhe ekzekutimin atentatorët e kryen pa zbritur nga makina. Të gjitha këto kanë krijuar dyshimet tek hetuesit se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë.