MENU
klinika

Vendimi i gjykatës

Vrau të fortin e Tiranës në ’97/ Lirohet i dënuari, gjykata zbulon arsyen

15.02.2019 - 10:14

Gerd Gjinarari i dënuar me burgim të përjetshëm është liruar nga burgu. Gjinarari akuzohet për vrasjen e shtetasit Naim Zyberi në vitin 1997.

Zyberi është kuksiani i njohur si i forti i Tiranës.

Në 1997, Gjinarari sëbashku me Arben Grorin qëlluan për vdekje Zyberin.

Si nisi historia?

Vrasja e këtij të fundit kishte lidhje me histori të vjetra hakmarrjesh, të cilat zanafillën e kishin në Tiranë, ku “bandat” e të fortëve kishin pasur përplasje të shumta mes tyre. Kuksiani që jetonte në zonën e “Frigoriferit” në kryeqytet, Naim Zyberi pas vrasjes së Gaz Muçës, dyshohej se kishte vrarë pranë banesës së tij edhe Artur G., vëllanë e Arbenit dhe pas kësaj ai nuk do të mund t’i shpëtonte dot as bandës së rrugës “Bardhyl”, emri më i njohur i të cilës ishte Gaz Muça, por as zemërimit të Arben G..

Në vitin e mbrapshtë, Zyberi do të largohej drejt Italisë, por edhe atje atë do ta përndiqte vrasja e Muçës dhe G.. Kuksiani ndiqet në Itali dhe atentati i parë ndaj tij u bë në një bar në Torino, ku Zyberi plagoset dhe vriten dy shokët e tij. Por, hakmarrja nuk kishte marrë fund akoma dhe gjatë kohës që “i forti” i rrugës së “Frigoriferit” në Tiranë kurohej në një spital në Milano, Arben G., bashkë me shokun e tij, Gert Gjeneralin hynë në spital dhe e vranë Zyberin.

Vendimi i Gjykatës:

Gjykata e Korçës ka vendosur lirimin nga qelia të Gerd Gjinararit.

Gjykata e Korçës kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti.

Pse u mor ky vendim?

Një nga shkaqet e lirimit është normalizimi i marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimës, Naim Zyberi.

Gjithashtu sjellja e tij është pasqyruar si shembullore dhe ka respektuar rregullat e burgut.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD