MENU
klinika

Takon ambasadorin Fabrici

Vuçiç i ‘lutet’ BE-së: Detyroni Kosovën të heqë taksën

20.02.2019 - 16:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç takoi sot shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Sam Fabrici.

Vuçiç i ka thënë Fabricit se shpreson që BE-ja do bëjë përpjekje shtesë për të detyruar Prishtinën të tërheqë taksën 100 % pasi kjo sipas tij kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ka nevojë për një marrëveshje të qëndrueshme. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën kur taksa të shfuqizohet”, ka deklaruar presidenti serb.

Ai është shprehur se Beogradi është i gatshëm të gjejë një zgjidhje kompromisi duke theksuar se nuk ka alternativë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Diskutime pati edhe për rrugën evropiane të Serbisë, problemet me dialogun Beograd-Prishtinë, zbatimin e reformave politike dhe ekonomike si dhe problemet globale.

Fabrici nënvizoi se BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësoje dialogun në mënyrë që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës.