MENU
klinika

NBA

Warriors bien pas 11 fitoreve, kthehet LeBron

01.02.2019 - 11:51

Golden State Warriors janë ndalur pas 11 fitoreve radhazi, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se NBA asnjë nuk është i pathyeshëm, herët a vonë do të mposhtesh.

Warriors e paguan shtrenjtë mungesën e Klay Thompson, duke u mposhtur brenda në “Oracle Arena” 104-113 nga Philadephia 76ers.

Kampionët në fuqi patën një mesatare të dobët realizimesh për tre, 11 nga 38 tentativa, ndërsa 41 pikët e Stephen Curry-t rezultuan të pamjaftueshme për të marrë fitoren e radhës.

Dueli më i rëndësishëm u zhvillua në “Scotiabank Arena” të Torontos, ku Raptors u mposhtën 92-105 nga Milwaukee Bucks, që, të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, e vunë që në fillim në vështirësi ekipin kanadez.

Edhe pse më i miri mbi parket rezultoi Siakam i Raptors me 28 pikë, loja e mirë mbrojtëse e Bucks bëri diferencën, me Antetokounmpon dhe Middleton që shënuan respektivisht 19 dhe 18 pikë.

Me këtë sukses Milwaukee konsolidon vendin e parë në Konferencën e Lindjes, ku ndiqet pikërisht nga Toronto.

Derbi i kalifornian mes Clippers dhe Lakers u mbyll vetëm në kohën shtesë në favor të skuadrës së LeBron James. Ish-“ylli” i Cavaliers u rikthye mbi parket pas një mungese të gjatë, duke rezultuar vendimtar me 24 pikë, 9 asistime dhe plot 14 “rebound”.

Koha e rregullt u mbyll 112-112, ndërsa në 5 minutat shtesë Lakers ruajtën qetësinë, duke fituar në fund me 3 pikë diferencë.