MENU
klinika

NBA

Warriors fitojnë në limit, bien sërish Lakers

11.02.2019 - 11:04

Golden State Warriors, ndryshe nga ndeshjet e tjera, ka vuajtur shumë në “Oracle Arena” ndaj Miami Heat, teksa ka fituar vetëm në fund me rezultatin 120-118.

Pesë sekonda para rënies së sirenës për përfundimin e takimit, kur rezultati ishte në ekuilibër të plotë 118-118, DeMarcus Cousins fitoi dy gjuajtje të lira, të cilat i realizoi me gjakftohtësi.

Spikati në statistika Kevin Durant me 39 pikë, ndërsa Klay Thompson dhe Stephen Curry shtuan respetivisht 29 dhe 25 pikë. Për Miamin nuk morën vlerën e duhur 37 pikët e Richardson.

Vjen fitorja e dytë radhazi e Philadelphia 76ers, pas marrveshjes për blerjen e Tobias Harris. Ish-basketbollisti i Los Angeles Clippers ishte një nga protagonistët e fitores shtëpiake ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin 143-120.

Joel Embiid spikati me “doble-double”, plot 37 pikë dhe 14 topa të kontrolluar poshtë koshit, ndërsa Harris shtoi edhe 22 pikë të tjera.

Lakers lanë për të dëshiruar në fazën mbrojtëse dhe kur LeBron James shënon vetëm 18 pikë, disfata është e paralajmëruar. Në këtë ndeshje nuk vlejtëm as 39 pikët e Kyle Kuzmas.

Luka Doncic vijon sezonin magjik në radhët e Dallas Mavericks, që edhe pse u ndodhën -14 pikë në fund të periodës së tretë, në fund arritën të triumfonin 102-101 ndaj Blazers.

Talenti slloven e mbylli takimin 28 pikë, 6 asistime dhe 8 “rebound”, ndërsa Portlandi nuk diti të maksimizonte 30 pikët e Damian Lillard.

Phienix Suns pësuan humbjen e 14-të radhazi me shifrat 117-104 ndaj Sacramento Kings, ndërsa Atlanta Hawks kaluan me lehtësi 124-108 Orlando Magic.