MENU
klinika

NBA

Warriors mposhten në sekondën e fundit

28.02.2019 - 10:40

Një kosh trepikësh në sekondën e fundit, që vetëm një kampion i madh si Dwyane Wade mund ta dhurojë, vendosi përballjen në “American Airlines Arena” mes Miami Heat dhe Golden State Warriors, që përfundoi 126-125.

Kampionët në fuqi të NBA u detyruan të dorëzoheshin “in extremis”, edhe pse kishin në përbërje Klay Thompson dhe Kevin Durant, respektivisht me 36 dhe 29 pikë, ndërsa Miamin spikati Dragic me 27 pikë.

U duk sikur nuk do të kishte fund përballja mes kryesuesve të Lindjes, Milwaukee Bucks, dhe Sacramento Kings. Koha e rregullt u mbyll në barazim 126-126, ndërsa në shtesë Bucks triumfuan me vetëm një pikë diferencë, 140-141.

MVP i kësaj përballje ishte pa më të voglin dyshim Eric Bledsoe, që e mbylli ndeshjen me “triple-double”: 26 pikë, 13 asistime dhe 12 “rebound”. Për Milwaukee ishte fitorja e shtatë radhazi.

Kemba Walker bëri gjithçka për Charlotte Hornets ndaj Houston Rockets, duke shënuar plot 35 pikë, por skuadra e tij u mposht me rezultatin 113-118, me James Harden që realizoi 30 pikë për Rockets.

Kthehen te fitorja Los Angeles Lakers, që nën udhëheqjen e LeBron James iu imponuan 125-119 New Orleand Pelicans. 33 pikë dhe 10 asistime për “mbretin” James, që zhvlerësoi në njëfarë mënyrë 35 pikët e Randle.