Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, rikthehen menjëherë te fitorja, duke mbajtur kryesimin në Koferencën e Perëndimit.
Në suksesin 121-110 në transfertën ndaj Charlotte Horntes, diferencën e bëri dyshja Thomspon-Cousins të cilët realizuan sëbashku 50 pikë. Kjo ishte fitorja e 43-të për kampionët në fuqi të NBA në 60 takime.
Nuk ka dritë në fund të tunelit për Los Angeles Lakers. Sipas të gjitha gjasave, për herë të parë në karrierën e tij, LeBron James do të mbetet jashtë fazës play-off në NBA.
Lakers u mposhtën edhe nga Memphis Grizzlies në Teneesee me rezultatin 110-105, duke pësuar humbjen e 2-të radhazi dhe të 7-ën në 10 ndeshjet duke rrëshiktur madje në vendin e 11-të të konferencës së Perëndimit.
32 pikët e Brandon Ingram, por edhe triple-double i mbretit James i cili koleksioni 24 pikë 11 asiste e 12 rikuperime, ishin gjithsesi të pamjaftueshme për Lakers.
Humbja përballë një skuadre si Memphis që vinte në këtë ndeshje nga 4 disfata radhazi dhe nuk lufton pothuajse për asgjë, ishte një sinjal tregues se kualifikimi në play-off është një mision thuajse i pamundur për LeBron me shokë.
Vazhdon kriza e San Antonio Spurs që u mposht lehtësisht në New York, nga Brooklyn Nets, duke zbritur në vendin e 8-të të konferencës së Perëndimit.
26 pikët e Aldrige nuk i mjaftuan skuadrës teksane për të evituar humbjen e 7-të në 8 sfidat e fundit ndërkohë që në krahun tjetër ai që po udhëheq Brooklyn drejt fazës play-off në Lindje është talenti D’Angelo Russell i cili spikati edhe këtë herë me 23 pikë 8 asiste dhe 7 rikuperime.
Fitore jo shumë e vështirë për Houston Rockets me rezultatin 119-111 ndaj Atlanta Hawks. James Harden u mjaftua me 28 pikë në këtë ndeshje, sfidë në të cilën shkëlqeu sërish Trae Young.