MENU
klinika

NBA

Warriors, tjetër “leksion” për Lakers

03.02.2019 - 12:07

Golden State Warriors janë rikthyer menjëherë te fitorja pas dështimit përballë Philadelphia 76ers, duke mposhtur mposhtur Los Angeles Lakers me rezultatin 115-101.

Në “Oracle Arena” të Oaklandit, Warriors fituan pastër fraksionin e parë dhe të fundit, duke siguruar edhe diferencën e madhe, ndërsa Lakers u munduan të bëjnë diçka në pjesën e dytë dhe të tretë, por pa arritur të shmangin humbjen.

Nga ana tjetër, James Harden dhuroi një tjetër paraqitje të magjishme, duke shënuar 43 pikë dhe regjistruar edhe 5 asiste e 12 rikuperime, shifra këto që ndihmuan Houston të rikthehet te fitorja, pas dy humbjeve radhazi.

Rockets mposhtën me rezultatin e thellë 98-125 në transfertën ndaj Utah Jazz, në një sfidë të cilën e dominuan totalisht dhe arritën të fitojnë çdonjërin prej 4 fraksioneve.

Denver Nuggets vijoi me serinë e fitoreve, duke e çuar në 6 radhazi numrin e tyre, teksa mbrëmjen e djeshme mposhti me vetëm një pikë diferencë 106-107, Minnesota Timberëolves në transfertë.

Antetokoumpos udhëhoqi sërish Milwaukee Bucks drejt suksesit 115-131, në transfertën ndaj Washington Wizards, pasi greku arriti të kontribuojë me 37 pikë, dy asiste dhe 10 rikuperime.