MENU
klinika

Maqedonia e Veriut

Zaev dhe Ahmeti diskutojnë për Presidentin e ri

19.02.2019 - 17:34

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë dakord për kandidat të përbashkët presidencial, por për një gjë të tillë do të vendosin organet e partisë.

Kështu thanë pas takimi kreu i LSDM-së dhe ai i BDI-së.

Kryeministri Zaev tha se angazhohet që kandidati t’i përfaqësojë të gjitha bashkësitë etnike në vend.

“Të gjitha subjektet politike bëjnë anketa dhe analiza. Këto analiza do t’i kemi si ndihmë të madhe për gjetjen e kandidatit pas të cilit do të qëndrojnë edhe maqedonasit edhe shqiptarët edhe bashkësitë me numër më të vogël në shtet, por edhe të gjitha kategoritë sociale të qytetarëve. Besoj edhe udhëheqësitë e subjekteve politike” tha Zoran Zaev, raporton Alsat-m.

Nga ana e tij, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi se kandidati konsensual është në të mirë të vendit.

“Sigurisht konsultat vazhdojnë dhe në të mirë të vendit është që ai kandidat, i cili do të ketë përkrahjen e shumicës së palëve që dialogojnë të dalë nga ky vullnet” tha Ali Ahmeti.