MENU
klinika

Zbardhet krimi në Vlorë

Nipi pranon se gjyshin e tij e vrau…

28.02.2019 - 08:38

I moshuari që u gjet mbrëmë i plagosur në banesë ka ndërruar jetë sot në spital.

69-vjeçari me iniciale V.K ka ndërruar jetë pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Autori i vrasjes së tij rezulton të jetë nipi.

Nipi ka qëlluar gjyshin e tij me armë zjarri me plumb pas koke.

Nipi në polici pasi është marrë në pyetje ka pranuar se është ai autori i vrasjes.

Ndërkohë në rrëfimin e parë të ngjarjes nipi tregoi se kishte konstatuar se të moshuarit i mungonin rreth 1 milion lekë të vjetra, ndërkohë, që ka rrëfyer se shtëpinë e të moshuarit e kishte gjetur të hapur dhe më pas e kishte parë atë të gjakosur.

ambulanca-konica.al

Ai njoftoi ambulancën duke bërë të mundur dërgimin e të moshuarit në spital.

Njoftimi i policisë pas ngjarjes

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.