MENU
klinika

Këshilla

Zbuloni ushqimet që ngrenë humorin dhe lehtësojnë ankthin!

07.02.2019 - 21:20

Jepini fund ankthit, duke konsumuar këto ushqime!

I thoni “Jo” akullores dhe “Po” luleshtrydheve

Sa do të doni, nuk mund të ndiheni mirë me një tas me akulloren tuaj të preferuar. Nuk do t’ju ndihmojë dhe problemi qëndron vetëm tek sheqeri. Rritja e niveleve të sheqerit në gjak mund të shkaktojë ndryshim të niveleve të hormoneve. Megjithatë, ushqime të tjera mund t’ju ndihmojnë me humorin.

Luleshtrydhet

Furtat e pyllit janë të pasura në antioksidues që mbrojnë qelizat nga stresu dhe mund të lehtësojnë ndjesitë e ankthit. Këto antioksidues mund t’i merrni edhe  frutat e thata, fasulet, bajamet ose perimet e gjelbra.

Spinaqi

Nëse kjo perime ju lë një shije të keqe në gojë, e njëjta gjë do të jetë me thuajse çdo perime e gjelbër – kale, sallata, lakra jeshile. Çelësi këtu është magnezi, që do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Sigurohuni të merrni mjaftueshëm nga ky mineral që të mbani gjërat nën kontroll.

Çokollata e zezë

Flavonoidet tek kakao ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave. Ato janë një lloj antioksiduesi që mund të ndihmojë në uljen e tensionin të gjakut, rrit furnizimin me gjak në tru dhe zemër si dhe të keni më pak ankth. Ana e errët – të paktën 70% kakao është mirë, por mos e teproni me të. Kafeina tek çokollata mund ta përkeqësojë ankthin nëse e teproni me të, dhe nuk është e nevojshme që të merrni më shumë yndyra dhe kalori.

Goca deti

Zinku tek këto produkte deti mund t’ju ndihmojë në rritjen e humorit. Nëse nuk keni mundësi për blerjen e këtyre produkteve, mund ta merrni zinkun edhe nga fistikët, vezët, mishi i viçit (sidomos mëlçia).

Portokalli

Mund të mendoni për vitaminën C sa herë përmenden frutat qitro, dhe është pikërisht kjo vitaminë që ndihmon në lehtësimin e ankthit.