MENU
klinika

Duhet ta përdorni

Zbut kollën, heq gëlbazën, kuron reumatizmën!

05.02.2019 - 13:40

Ajo është një shkurre që rritet edhe si dru, deri në 6-8 metra. Dëllinja e zezë gjendet kudo, por më tepër në zonat pyjore të dushkut dhe të ahut.

Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruta, por, megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme, në varësi nga zona. Frutat mund edhe të thahen, dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit.

Gjethet e dëllinjës janë halore, ndërsa fruti i rrumbulakët dhe me ngjyrë të zezë të errët. Piqet në tetor-nëntor.

Kokrrat e dëllinjës kanë veti shumë të mirë kurative dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve dhe eleminimin e mbetjeve toksike jashtë tij.

Gjithashtu ato përdoren me efekte të mira kundër reumatizmës në kyçe, qetësimin e bronkiteve, zbutjen e gëlbazës dhe kollës së fortë.

Me përdorim të jashtëm, përftesa e dëllinjës përdoret në kompresa kundër sëmundjeve të lëkurës dhe reumatizmit.

Kokrrat e dëllinjës të konsumuara natyrale, por edhe të ziera kurojnë:

Reumatizmin në kyçe;

Zbutjen e gëlbazës dhe kollës;

Bronshitin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN