MENU
klinika

Data e zgjedhjeve

Zëvendësohet Arta Marku?/ KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

01.02.2019 - 12:33

Kreu i KLP ka njoftuar sot datën kur do të bëhen zgjedhjet për Prokurorin e Përgjithshëm që do të zëvendësojë Arta Markun.

19 marsi është data e caktuar për zgjedhjet.

Gjatë fjalës së tij Ibrahimi tha se Shkolla e Magjistraturës është aktor në zgjedhjen e kandidatëve për këshill.

“Shkolla e Magjistraturës ka për ne, flas në emër të KLP, as më shumë dhe as më pak vlerën e fidanishtes dhe për pasojë ndikon tek ne, në atë mënyrë siç ndikon tek psiqika e njeriut, e ardhmja. Të ardhmen e shikojmë me pozivitet dhe optimizëm, pavarësisht se nuk është gjithmonë kështu. Kështu e shikojmë dhe ne shkollën e Magjistraturës, kemi një ndjesi shumë pozitive dhe gati gati një marrëdhënie familjare me Shkollën e Magjistraturës.

Sistemi ynë i drejtësisë ka një arkitekturë të tillë, që jo vetëm e kërkon, por pothuajse e dikton bashkërendimin konstant midis institucioneve të sistemit të drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës është aktor në përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat. Unë vetë jam një kandidat i Shkollës së Magjistraturës”, u shpreh Ibrahimi.