MENU
klinika

Strategjitë

Zhurmat në vesh? Si mund t’i trajtoni?

26.02.2019 - 21:04

Hapi i parë është gjithnjë vizita tek mjeku otorinolaringolog. Ai është në gjendje të vendosë diagnozën dhe të përcaktojë strategjinë e trajtimit të zhurmës.

Sidoqoftë, trajtimet kryesore ndaj zhurmave të veshëve janë rreshtuar në vijim:

1. Në shumë raste, në varësi të intensitetit të zhurmës, jepen mjekime qetësuese ose antidepresivë.

2. Për njerëzit që nuk arrijnë të flenë nga zhurma, këshillohet vendosja e burimeve të jashtme zhurmash si, ndonjë ventilator, zëri i radios apo zëri i aparatit me “zhurmë të bardhë” që ka formën e aparatit të dëgjimit, zhurmë valësh deti, cicërima zogjsh, etj. (këto lloj zhurmash sigurohen nga aparate speciale).

veshet-konica.al

3. Në rastet e shtimit të zhurmës, këshillohet të ndalohet kafeina si dhe marrja e dozave të konsiderueshme të aspirinës dhe produkteve të saj.

4. Ruajtja e dëgjimit, pasi dëmtimi i tij e keqëson në mënyrë të ndjeshme zhurmën e veshëve, transmeton Telegrafi.

Në përgjithësi, nuk ka një strategji të caktuar për të parandaluar zhurmën e veshëve. E vetmja gjë që mund të rekomandohet, me siguri, është ruajtja nga zhurmat e forta.

Kudo që të ketë zhurma të forta duhet të përdoren mjete mbrojtëse për veshët, si kufje, tapa, etj.