29.03.2019 - 09:00
Në kuadër të 10-vjetorit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, në Tiranë sot do të mblidhen 29 përfaqësues nga vendet pjesëtare të organizatës.
Në këtë 10-vjetor, Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë.
Axhenda:
-Në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza” do të mbahet një nga aktivitetet kryesore.
Në këtë aktivitet janë të ftuar të marrin pjesë; ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.