MENU
klinika

Këshilla

10 ushqimet ideale për veshka të shëndetshme

11.03.2019 - 18:25

Veshkat janë organe çift të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit (diafragmës). Ato kanë role të shumta biologjike: rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak, si: sodiumi, potasium, fosfori dhe kalciumi.

Eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë si dhe prodhojnë disa hormone, siç është “renina” që ndikon në presionin arterial.

Nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën kurrizore dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D. Në brendësi të secilës veshkë ndodhen rreth nje milion struktura të vogla, të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i nefroneve çon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave.

1. Paxhari i kuq

Panxhari i kuq është shumë i pasur në potasium dhe ka aftësi diuretike dhe dizintoksikuese.

2. Boronicat

Boronicat kanë po ashtu efekt detoksikues. Ndihmojnë në pastrimin e fshikëzës së urinës dhe pengojnë zhvillimin e infeksioneve bakteriale.

3. Selino

Selinoja ka veti diuretike. Ndihmon në drenimin (heqjen e ujit) nga mëlçia dhe rrugët respiratore. Eliminon gurët në veshka dhe insuficiencën epatike.

4. Qepa

Qepa ka efekt antibakterial dhe diuretik, si dhe ndihmon në eliminimin e acidit urik nga veshkat.

5. Qershitë

kolana e librave

Konsumimi i qershive eliminon toksinat nga veshkat dhe pengon zhvillimin e hidronefrozës (rritja e presionit të urinës në veshka).

6. Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë në mirëfunksionimin e shëndetit të zemrës dhe veshkave.

7. Elbi

Elbi është shumë i rëndësishëm për organizmin pasi ka efekt pastues në veshka.

8. Ananasi

Ananasi ëstë i pasur në vitaminë C, potas dhe bromelinë. Këta përbërës aktivë pengojnë shfaqjen e infeksioneve renale.

9. Rrepat

Rrepat janë të pasura me vitaminë C, vitamina të grupit B, hekur dhe squfur. Përdorimi i rrepave largon toksinat nga rrugët urinare.

10. Kastraveci

Kastraveci është i pasur në shumë vitamina dhe kripëra minerale. Ai përmban gjithashtu shumë ujë çka ndihmon në hidratimin e organizmit. Konsumimi i kastravecit ul mundësinë e prekjes nga infeksionet renale dhe kontrollon presionin arterial.