MENU
klinika

VIDEO

“10 vjet në NATO”/ Ambasada e SHBA mesazh Shqipërisë

20.03.2019 - 11:00

Sot Shqipëria ka bërë plot 10 vite që është e anëtarësuar në NATO. Në lidhje me këtë përvjetor ka ardhur një mesazh urimi për vendin tonë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Në një video të postuar në Facebook, ambasada ka nënvizuar disa fakte mbi rolin e Shqipërisë në NATO.

Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj. #10VjetNATO #NeJemiNATO”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Ndërsa në video thuhet: “Shqipëria udhëheq me dërgimin e trupave ushtarake në operacionet e NATO-s. Aktualisht Shqipëria ka trupa në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, detin Egje, Letoni, Afganistan”.