MENU
klinika

Ptotestë dhe në 8 Mars

Gratë e Astirit për 8 mars :“Rama anulo projektin e Unazës së Re”

08.03.2019 - 13:01
Gratë në zonën e Astirit, shtëpitë e të cilave preken nga projeki I Unazës së Re kan kanë dale sot në protestë me parullat: “ shtëpia jonë, motoja jonë”.
Kërkesa e vetme që ato paraqesin është që kryeministri Rama të dalë publikisht dhe të ndalojë projektin korruptiv sic e kanë quajtur ato.
Ndërkohë Ish-deputetja e PD, AlbanaVokshi mbështet gratë e Astirit: Rama jo vetëm do ikë, por edhe do dënohet. Ajo është në mbështetje të grave të Unazës së Re, të cilat zgjodhën 8 marsin të protestojnë që projekti që prek shtëpitë e tyre të anulohet.
Drejtësia vonon po nuk harron. Edi Rama jo vetëm do ikë por do dënohet për të gjitha krimet që ka bërë në këtë vend. T’i themi jo më 16 mars modelit të Edi Ramës, t’i themi jo papunësisë, kriminalitetit, blerjes së votes. Ne do të luftojmë për lirinë, për demokracinë. Që Shqipëria jonë të jetë si Europa”, u shpreh Vokshi.
Ish deputetja e PD i ftoi te gjitha grate t’i bashkohen protestës së madhe të 16 marsit, me qëllimin e vetëm largimi e kryeministrit Rama.

 

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin