MENU
klinika

“Ëndërr e prerë”

“Jericho” sjell Dritëro Agollin

22.03.2019 - 11:14

Edhe një këngë tjetër e re i është bashkuar një numri të madh prurjesh muzikore që artistët tanë kanë sjellë së fundmi.

Bendi i rokut  “Jericho” ka sjell këngën më të re para fansave të tyre dhe publikut të gjerë.

“Ëndërr e prerë”, titullohet kënga më e re gjersa vargjet e saj janë të shkëputura nga poezia e Dritëro Agollit.

Në videon e këngës shfaqet edhe aktori prizrenas, Xhevdet Doda, i cili me performancën e tij i dha kuptim projektit muzikor.

Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli apo zurna.

Muzikën e këngës e ka bërë  Petrit Çarkaxhiu gjersa orkestrimin Trimor Dhomi.

Ndërkohë, grupi muzikor ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do t’i sjellin gjatë muajve të ardhshëm.

“Mendova se gjërat ishin ndryshe”

Bashkimi dhe Alvisa i japin fund lidhjes

Elona Duro i zbulon “sekretin”

Alban Dudushi rikthehet në “Top Channel”?

Asnjë reagim pas largimit nga “Big Brother”

Beatrix në gjendje të rënduar psikologjike

I mërzitur pas daljes së saj

Donaldi bën gjestin e ëmbël për Beatrix

Kush është personazhi më fallco sipas saj?

Nga këngët te ‘mashkulli i ëndrrave’, Enca rrëfehet