MENU
klinika

Postimi

“22 mars 1992″/ Ish-deputeti del me një mesazh të fortë

22.03.2019 - 09:11

22 marsi 1992 shënoi një fillim të ri për vendin tonë. Në Shqipëri për herë të parë ra sistemi komunist dhe në zgjedhjet parlamentare fiton me shumicë vendimtare Partia Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka kujtuar këtë datë historike.

Vuajtjet, tragjeditë dhe sorrollatjet për ne shqiptarët nëpër historinë e shumë shekujve, duhet të na bëjnë të përgjegjshëm e të vendosur për të reaguar sot me forcë e qartësi që kjo të mos përsëritet rishtazi”.

Postimi i plotë

Une jam optimist, vecanerisht sot!

Asnjehere nuk duhet te harrojme se si sot me 22 Mars 1992 per Shqiperine historia per here te pare hyri ne nje “rruge” te re, ne ate te aspiruar ne shekuj, ne ate qe eshte “rruga” e jone./

Hyri ne “rrugen” e demokracise, pluralizmit, udhetimit tone perfundimtar drejt Europes e Perendimit. Pavaresisht nga veshtiresite, oshilacionet, pengesat une gjykoj se kjo eshte tashme nje “rruge” me nje drejtim per ne.

Sidoqofte rreziqet e zgjatjes se saj neper “shtigje” te ngaterruara, te errta e me plot pengesa ekzistojne akoma.

Vuajtjet, tragjedite dhe sorrollatjet per ne shqiptaret neper historine e shume shekujve, duhet te na bejne te pergjegjshem e te vendosur per te reaguar sot me force e qartesi qe kjo te mos perseritet rishtazi.

Une jam i bindur se nuk do ta lejojme te perseritet!