MENU
klinika

Zëvendësimet

5 kandidatë të tjerë nga opozita pranojnë mandatin, paraqiten në KQZ

06.03.2019 - 22:00

Pesë kandidatë për deputetë u paraqitën dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin që i jep mandatin e deputetit.

Konkretisht, 3 kandidatë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe dy kandidatë nga Partia Demokratike thyen urdhrin e marrë nga dy forcat politike, duke pranuar mandatin e deputetit. Krahas kësaj, Partia Demokratike ka paraqitur dje në KQZ dorëheqjet e 103 kandidatëve për deputetë, të cilët nuk kanë pranuar të marrin potin e ligjvënësit.

LSI Elda Hoti është kandidatja e LSI-së për Qarkun e Lezhës. Ajo ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të ardhur nga Forumi Rinor i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ka bërë fushatë në Bashkinë e Kurbinit. Ajo është 26 vjeçe dhe sipas CV-së së vitit 2017, ka mbaruar arsimin juridik në Universitetin e Tiranës në sistemin 3+2 dhe nuk ka eksperienca të mëparshme pune duke e nisur në këtë mënyrë firmën e parë në borderonë e Kuvendit si deputete.

Kandidatja tjetër, Erdiola Braha, është kryetarja e LSI-së në Tepelenë. Ajo ishte e dyta në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës dhe pritet të marrë tani më mandatin e deputetes pas dorëheqjes së Vangjel Tavos. Sipas CV-së së vitit 2017, Braha ka kryer studimet për Menaxhim Biznesi përgjatë viteve 2003-2010 në univer- sitetin “Kristal”. Krahas kësaj, ajo ka kryer edhe studimet e larta për Anglisht në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës përgjatë viteve 1996-2001.

Gramoz Ruci, duke folur gjate punimeve te seances parlamentare ne te cilen ai eshte votuar si Kryetari i Kuvendit te Shqiperise./r/n/r/nGramoz Ruci, speaks during a parliamentary sessions in which he is elected the new Speaker of the Albanian Parliament.

Eksperienca të mëparshme të punës ajo ka mësimdhënien e gjuhës anglezë në shkollën e mesme në Levan.

Braha ka dhënë mësim gjithashtu edhe si pedagoge e jashtme në Universitetin e Kristalit në Përmet. Braha ka qenë edhe drejtore e Drejtorisë Spitalore Tepe- lenë deri në vitin 2017, që u shkarkua nga kjo detyrë pasi fitores së zgjedhjeve nga PS. Dje, në KQZ u paraqit edhe Edlira Hyseni, e cila është kandidatja tjetër e LSI-së, që depoziton pranë institucionit formularin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit. Ajo ka qenë e listuar e 6-ta në Qarkun e Durrësit, por përfitoi mandatin pas dorëheqjes së Nora Malajt nga ky post. Hyseni, aktualisht, është anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Ajo ka mbaruar studimet e larta në universitetin e “Economia Aziendale” në Firence të Italisë. Krahas kësaj, ajo ka kryer studimet edhe në Universitetin e Tiranës në degën Administrim Biznesi. Si eksperienca pune, Edlira Hyseni është eksperte kontabël nga viti 2010 e në vazhdim në studio private. PD Majlinda Halilaj është kandidatja e Partisë Demokratike, e cila iu drejtua dje KQZ- së për të marrë mandatin e deputetes. Halilaj fillimisht kishte nënshkruar se nuk do ta pranonte mandatin e deputetes, por ajo ndërroi mendje duke iu drejtuar KQZ-së.

Në CV-në e vitit 2017, ajo ka shënuar se ka mbaruar ar- simin e lartë dhe ka 13 vite eksperiencë punë, por pa specifikuar se çfarë. Halilaj në CV shkruan se që nga vitit 2005 është anëtare e Partisë Reformatore e Shqipërisë. Kandidati tjetër i Partisë Demokratike është Ligoraq Karamelo. Ai ishte në listën e PD-së në Qarkun e Korçës. Karamelo është i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut por për shkak të marrëveshjes së Bashës me aleatët përpara zgjedhjeve të 2017, ai i futi ato në listat e demokratëve. Karamelo ka mbaruar arsimin e lartë dhe në vitin 2009 ka qenë sektar i përgjithshëm në Ministrinë e Punës.

Nga viti 2010 deri në 2011 ka qenë Drejtor i Drejtorisë Bërthamore në AKBN.