MENU
klinika

David dhe Victoria

50-vjeçarja daneze futet mes çiftit Beckham

08.03.2019 - 17:25

Kohët e fundit janë shtuar lajmet se mes çiftit Beckham kanë nisur problemet edhe pse as nga Beckham dhe as nga Victoria nuk janë pranuar problemet. Së fundi, David Beckham është shoqëruar shpesh me modelen daneze, Helena Christensen dhe kjo gjë, sipas mediave britanike, ka zemëruar pa masë Victorian.

Davidi, shkruajnë mediat britanike, është i “hipnotizuar” nga bukuria e danezes, e cila është 50-vjeçare, por nga pamja duket shumë më e re.

“Victoria është shumë nervoze me bashkëshortin pas takimit me gratë e famshme, ajo do të donte të kalonte më shumë kohë me të. Davidi menjëherë e bëri mikeshë Helenen në rrjetet sociale dhe tani janë në kontakt të vazhdueshëm”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Helena dhe Beckham u bënë miq në dhjetor të vitit të kaluar teksa ishin në Miami, ku edhe pozuan para aparatit fotografik. Gjithashtu ish-futbollisti në të njëjtën mbrëmje u shoqërua edhe nga modelja 22-vjeçare, Bella Hadid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN