MENU
klinika

Ja si ta ndaloni

Shenja kur mëlçia është ‘plot’ me toksina dhe po shtoni në peshë

21.03.2019 - 08:34

6 shenjat që tregojnë se mëlçia juaj është e mbushur plot me toksina dhe po ju shëndoshin. Si ta ndaloni!

Një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë që shërben posaçërisht për eliminimin e toksinave është mëlçia. Ky rol është thelbësor, parë në aspektin e mjedisit toksik mbytës që na rrethon. Në momentin që mëlçia juaj nuk funksionon siç duhet, toksinat mblidhen gjithnjë e më shumë dhe shkaktojnë në mënyrë direkte dhjamosjen e qelizave, kryesisht në zonën e stomakut.

Por çfarë është në të vërtetë sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë?

Kjo sëmundje shkaktohet si pasojë e yndyrës së tepërt në mëlçi. Sëmundjet e mëlçisë ndahen në dy kategori. alkoolike dhe jo-alkoolike. Alkoolike është rezultat i konsumit të tepërt të pijeve alkoolike dhe ato jo-alkoolike ndodhin për shkak të lëvizjeve të niveleve të kolesterolit dhe gjenetikës.

Njihuni me shenjat që tregojnë se mëlçia juaj ka nevojë për një detoksifikim të menjëhershëm:

Shtimi në peshë në mënyrë të menjëhershme.

Kur mëlçia nuk filtron toksinat siç duhet, të gjitha yndyrat që qarkullojnë kthehen mprasht në trupin tuaj.

Alergjia

Një mëlçi që funksionon si duhet lëshon antitrupa që shkatërrojnë alergenet. Ndërsa kur nuk është në gjendje të mirë, trupi tenton të ruajë alergjenët e mbetura dhe truri më pas dalëngadalë fillon prodhimin e histaminës që provokon simptomat e alergjive si kruarje, dhimbje koke etj.

Lodhja kronike

Herë pas herë toksinat mund të shkaktojnë dhimbje të muskujve dhe lodhje, të cilat rrjedhimisht mund të shkaktojnë ndryshime në humor dhe depresion.

Djersitje e tepërt

Kur mëlçia është e ‘mbingarkuar’, funksioni i saj fillon të zbehet me kalimin e kohës. Nxhetësia e saj fillon të rritet e për pasojë trupi djersin.

Aknet

Mosbalancimi hormonal i shkaktuar nga mosfunksionimi i mëlçisë mund të shkaktojë puçrra në fytyrë.

Era e keqe e gojës

Nëse ju vazhdimisht kujdeseni për higjienën tuaj orale, por prapëseprapë vini re se fryma juaj është e keqe, atëherë duhet të dini se ky problem mund të shkaktohet nga mosfunsksionimi siç duhet i mëlçisë. Si rrjedhojë, një dietë e mirë është çelësi kyç për trajtimin e mëlçisë. Mundohuni të konsumoni banane, xhenxhefil, luleradhiqe, dy lugë gjalpë, badihava dhe mjaltë.

Të gjithë këto përbërës mund t’i konsumoni së bashku. Mundohuni ta konsumoni këtë përzierje të paktën dy herë në ditë, në mënyrë që të përfitoni të gjitha benefitet e mundshme.