MENU
klinika

Si përgjigjet ambasadori Borchardt

A do i njohë OSBE zgjedhjet pa opozitën?

19.03.2019 - 11:43

Në lidhje me djegien e mandateve nga ana e opozitës ka dhënë vlerësimin e tij edhe kreu i presidencës së OSBE-së, amabasadori Bernd Borchardt.

Ai tha se ky vendim është një shembull i keq për rajonin dhe se është kritikuar nga gjithë ndërkombëtarët.

Ky vendim i opozitës ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare”, u shpreh Borchardt.

Gjithashtu Borchardt u pyet nëse do të njihen zgjedhjet nga OSBE nëse opozita i bojkoton ato.

Nëse opozita i bojkon zgjedhjet, a do t’i njohë OSBE si të ligjshme?

Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot. Ne pikë së pari e shkurajojmë dhe nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla, apo simbol i stabilitetit në rajon.

Tani ne shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë. Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare.

Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet.

Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin.

Ju e dini se në shumë vende ka opozita që bojkoton parlamentin, por kjo nuk funksion se nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare.