MENU
klinika

Paparacët tregojnë ndryshimin

A është në të vërtetë ashtu siç e shohim në foto J LO ?

19.03.2019 - 11:25

J.Lo në rrjetet sociale sjell imazhe me linja trupore për t’u patur zili, por në realitet duket krejtësisht ndryshe.

Diva latine shpesh publikon fotografi në rrjetet sociale teksa ekspozon linjat trupore seksi, por në të vërtetë gjërat nuk duken perfekte.

Jennifer Lopez u fotografua në plazh gjatë një pushimeve romantike në Bahamas, ku i kishte propozuar për martesë i dashuri, Alex Rodriguez.

Pas këtyre fotografive të bukuroshes në kostum banje, shumë prej tyre kanë arritur në përfundimin se ajo në të vërtetë i zbukuron fotografitë e saj.

Edhe pse siç e shohim të shfaqet duket e bukur, janë të pakrahasueshme imazhet që ajo sjell në rrjetet sociale me ato që i bëjnë paparacët.

Theksojmë se bukuroshja tashmë është në përgatitje e sipër të dasmës me ish-sportistin dhe mendohet se ajo do të realizohet gjatë këtij viti.

Ndërkohë këngëtarja dhe aktorja 49-vjeçare është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore si dhe të kinematografike.