MENU
klinika

Opinion

A mundet opozita kosovare, me faksione e me koketime të lodhshme me pushtetin, ta bëjë ndryshimin që e presin qytetarët?

14.03.2019 - 17:02

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

(Apo shtatë gjynahet e opozitës (“tigrit prej letre”) kosovare.

1. Opozita (ldk-ja dhe VV, por jo edhe faksioni i saj, tash PSD-ja, që është bë pjesë e qeverisë) me indiferencën, neglizhencën dhe sidomos me agresivitetin e saj të heshtur, në temat e karakterit nacional e shtetëror, lëre që e ka degraduar e shëmtuar diskursin dhe kultin mbi demokracinë e pluralizmin politik, por, edhe e ka vonuar (për të mos thënë; bastarduar!) nevojën e ndryshimit të “etheve” të transicionit nëpër të cilën po kalon Kosova, në këto dy dekada koti…!

2. Opozita, me (argatët e djajve qeveritar të pasluftës) qëndrimin jokoherent në publik, me akuzat dhe kundërakuzat improvizuese, e jo atraktive për temat, shqetësimet dhe mundimet jorelevante nëpër të cilat po i kalon vendi, jo vetëm që nuk po demonstron fuqi e karizëm të numrave (se e ka shumicën shqiptare pas veti), por, nuk po dëshmon as fuqi, e as sens e interesim për ta ndryshuar gjendjen shpërthyese; ekonomike e sociopolitike;

opozita kosovare-konica.al
opozita kosovare-konica.al

Duket, që ajo këtë po e bënë qëllimisht dhe për disa arsye:

1. Ka vlerësuar (pa matje të duhura në publikun e gjerë!) që temat si demarkacioni, gjykata, e sidomos tema e “korrigjimit”(lexo; copëtimit) është ajo “patatja e nxehtë” të cilën mund ta kryejnë vetëm akterët (alias komandantat) e luftës;

2. Ka nuhatur qartë gabimisht, se temat dhe problemet nacionale sëbashku me ato shtetërore, i takojnë ekskluzivisht qeverisë;

3. Ka nënvlerësuar dhe nënçmuar, “peshën e vetë specifike”, në raport me pakicën aktuale qeveritare;

4. Ka demonstruar deri më tani vetëm “fuqi tigri prej letre”, sidomos, kur janë në pyetje krimi, korrupsioni, papunësia dhe varfëria marramendëse;

5. Ka kultivuar e ndërtuar atmosferë fatëpajtuese dhe koketuese me qeverinë (faksioni i VV) në vend të një “agresiviteti” evident demokratik, në parlament në medie e pse jo edhe në rrugë; ka kalkuluar (duke mos u ofruar alternativa) me kurtuazi shëmtuese, me aleat dhe miqët ndërkombëtar;

6. Ka injoruar trendët e pakënaqësisë sociale dhe ato ekonomike të vendit;

7. Ka margjinalizuar rolin dhe rëndësinë e shoqërisë civile dhe medieve neutrale;