MENU
klinika

Publikimi i ri 

“A No No” është videoklipi i ri nga Mariah Carey

10.03.2019 - 10:45

Mariah Carey shfaqet shpërthyese në publikimet e reja.

 Videoklipi i këngës  “A No No”  bën pjesë në albumin e fundit “Caution”.

Në klipin me shumë ritëm, diva e muzikës botërore bën një festë vallëzimi teksa shfaqet në një metro veshur me një fustan plot shkëlqim.

Kënga punuar nga Jermaine Durpi, që e shfaq Lil Kimin ishte emëruar si një prej 25 këngëve që ja vlen të dëgjohen për momentin nga New York Times.

Muajin e kaluar, Mariah  filloi turneun e saj “Caution World Tour”.

Ajo kalon nëpër shtatë shtete amerikane në turneun që mbaron më 6 prill.