MENU
klinika

Zhgënjehen fanset

Adam Lambert konfirmon lidhjen gay

27.03.2019 - 14:29

Adam Lambert, 37 vjeç, zhgënjeu shumë fanse pasi konfirmoi se është i dashuruar me një mashkull, pikërisht modelin Jaci Costa Polo.

Çifti i ri shpalli dashurinë për njëri-tjetrin duke e bërë zyrtare lidhjen në Instagram përmes një fotoje.

Këngëtari publikoi fotografinë me dashurinë e tij duke shkruar: “Të dua” dhe sigurisht duke marrë të njëjtën përgjigje.

Dikush në Instagram e pyeti personalisht këngëtarin nëse po e bënte zyrtare lidhjen dhe ai ia ktheu kështu:

Zemër ne e kemi bërë zyrtare prej muajsh. Instagrami nuk është rojtari i së vërtetës sonë”.

Lidhja e tij e fundit serioze e deklaruar publikisht ishte me reporterin, Sauli Koskinen, me të cilin u nda në vitin 2013.