MENU
klinika

Në punë e sipër

Adelina Tahiri kthehet me një surprizë pas lindjes së djalit

11.03.2019 - 11:10

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri në gushtin e vitit të kaluar u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë.

Ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe këngëtarja i është përkushtuar tërësisht të birit dhe bashkëshortit të saj.

Mirëpo, Adelina ka zbuluar së fundmi se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës. Një fans e ka pyetur atë se kur do të sjellë një këngë të re dhe ajo i është përgjigjur se kjo do ndodhë shumë shpejt.

‘Shumë shpejt në përgatitje e sipër’.

Nga fansat e këngëtares tani pritet që surpriza të jetë vërtet e bukur pas një pauze relativisht të gjatë .