MENU

Ish-kapiteni kuqezi

Agolli lë Azerbajxhanin, ikën në Amerikë

15.03.2019 - 20:18

Pas gati një dekade në Azerbajxhan me skuadrën e Qarabag, ish-kapiteni I Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, do të largohet në një kampionat tjetër, me shumë mundësi në Amerikë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Në një intervistë për median vendëse “Sportal.az”, Agolli u shpreh se familja ka luajtur një rol të rëndësishëm për transferimin e tij drejt Amerikës, duke qenë se edhe fëmija ka lindur atje.

“Kam veshur fanellën e Qarabag plot 317 herë dhe kjo do të thotë shumë për mua. Sigurisht, në vendimin për t’u larguar drejt Amerikës familja ka luajtur një rol madhor pasi ata jetojnë atje.

Mendoj së kam marrë vendimin e duhur. Si çdo fillim, e ka një fund, edhe pse nuk do, jeta vazhdon. Do ta kem gjithnjë në memorie vitin 2014 kur u shpallëm kampionë”, – tha Agolli.

nsi Agolli dhe Christian Panucci

Me Qarabag, Agolli ka arritur suksese të mëdha, teksa përveç titullit kampion dhe Kupës së Azerbajxhanit, është aktivizuar edhe në grupet e Champions dhe Europa League.

Herën e fundit në Europë, Agolli luajti kundër Kukësit në Shkodër, në kuadër të turit të dytë të Europa League, ku Qarabag barazoi 0-0 në “Loro Borici”, ndërsa fitoi në kthim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nderohet ish-kapiteni i Kombëtares

Kukësi, dhuratë speciale për Ansi Agollin