MENU
klinika

Detajet

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, përplaset për vdekje kalimtari

14.03.2019 - 08:43

Mëgjesi i sotëm ka nisur me një aksident të rëndë. Në orët e para në Fushë-Krujë një makinë ka përplasur për vdekje një person.

Viktima mendohet të jetë rreth moshës 60 vjeç, por ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkakut të këtij aksidenti fatal.

Informacion Paraprak:

Më datë 14.03.2019, rreth orës 05:45 , në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Nikël, shtetasi A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar atomjetin e tij ,ka aksidentuar më pasojë vdekjen, një shtetas këmbesor të seksit mashkull ,rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.