MENU
klinika

Nënë e bijë jashtë rrezikut

Aksident me pasojë plagosjen në Korçë

20.03.2019 - 10:42

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti mëngjesin sotëm në qytetin e Korçës.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë shkollës greke dhe të plagosura kanë mbetur nënë e bijë.

kolana e librave

Ato janë transportuar për në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore. Të dyja ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe  ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.