MENU

Tragjedia me 15 të vdekur

Aksidenti tragjik në Shkup, zbulohet shkaku

14.03.2019 - 12:53

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik me 15 të vdekur në Shkup.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Frenat teknikisht të parregullta dhe shpejtësia e madhe janë arsyet kryesore për aksidentin e autobusit në Llaskarc të Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me këto arsye Prokuroria ka kërkuar procedurë kundër shtatë personave, të cilët janë arrestuar.

“Ekspertiza tregoi se arsyet kryesore për aksidentin kanë qenë frenat teknikisht të parregullta të autobusit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes mbi atë të lejuarën për shkak të së cilës shoferi e ka humbur kontrollin e autobusit. Shoferi ka lëvizur me 99 kilometra në orë, ndërsa shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”, tha Rajçev në një konferencë për shtyp.

Mes shtatë personave të arrestuar është edhe pronari i kompanisë “Durmo Tours” dhe shoferi i autobusit që u përfshi në aksident.