Gjatë ditës së sotme, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” ka nisur aksioni për shembjen e një banese nga IMT.
Ky aksion ka shkaktuar tensione, pasi banorët janë përplasur me policinë, duke kundërshtuar shembjen e banesës.
Në vijim të protestës së tyre disa prej tyre janë shtrirë në rrugë, ndërsa ka pasur edhe nga ata që janë ndjerë keq dhe kanë pasur probleme shëndetësore.
Mësohet se janë 3 persona të shtrirë në tokë. Ende nuk ka nisur ekzekutimi i urdhërit nga IMT për prishjen e banesës, ndërkaq, me vendim gjykate trualli do t’u kthehet ish pronarëve.
Ndërkohë banesa që do të prishet është përfshirë nga flakët.
Zjarrëfikësja ka mbërritur dhe po punon për shuarjen e flakëve.