MENU
klinika

Deklarata

Akuzat për shitblerje votash/ OSBE: Po minohet besimi i publikut

12.03.2019 - 10:42

Kreu i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KQZ Klement Zguri janë bërë bashkë në një tryezë për dekriminalizimin.

Kreu i OSBE-së gjatë fjalës së tij u ndal tek situata politike në vend.

Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend.

Akuzat politike për integritetin e shtetit minojnë besimin e publikut, nxis pjesëmarrësit të fokusohen në dekriminalizimin e kandidatëve në zgjedhje.

Siç theksohet në raportin e fundit të ODIHR, autoritetet duhet t’i japin përgjigje akuzave për shitblerje votash pasi është vënë në rrezik besimi i publikut”, tha Borchardt.