MENU
klinika

Mohon akuzat e Policisë

Akuzohet për vrasjen e Jurgen Kurtit/ Arapi: S’kam lidhje

20.03.2019 - 16:55

Dervis Arapi ka reaguar duke mohuar akuzat e Policisë, se ai ka vrarë Jurgen Kurtin .

Arapi thotë se nuk ndjeu dhembshuri për vdekjen e Jurgen Kurtit kur mori vesh lajmin dhe shton se është në dispozicion të Policisë për tu marrë në pyetje. Ai po ashtu mohon kategorikisht të ketë lidhje me krimin duke shtuar se është besimtar mysliman dhe falet 5 herë në ditë.

Reagimi i Dervis Arapit:

Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falë pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualish unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrizë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualish jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipër

Nuk kam pasur kurrë ndër mënd të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithca ia lë në dorë Zotit dhe di ai cfarë bënë me ata që ngatërrohen dhe iu bien në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne bëjmë me faj Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndieva dhëmbshuri, thjesht thashë me vetë “u përmbush vullneti i Zotit”. Pra unë gjithcka e lidh me besimin. Policia tani të gjejë kush e ka kryer këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjen.” nënvizoi Arapi.